Eko Higjiena

Bekim Rexhepi: Derbin e zhvillojmë pa ngarkesë, do të luajmë për fitore

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i KF Gjilanit Bekim Rexhepi para derbit të madh të qytetit të Gjilanit, ka bërë të ditur se do të zhvillohet një derbi si zakonisht ndërsa nga futbollistët e tij kërkon fitore.

Në taborin e “bardh e kuqëve” të Gjilanit para kësaj sfide të madhe futbollistike e cila zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Gjilan gjithçka është e qetë, ata këtë ndeshje e kanë marrë si ndeshjet e zakonshme për gjatë tërë edicionit të garave të Supërligës së Kosovës në futboll.

Siç dihet të dielën do të zhvillohet java e fundit e Superligës së Kosovës në futboll, ndërsa fati ka bërë që dy rivalët më të mëdhenj të futbollit të Kosovës të takohen në përmbyllje të edicionit të garave.

“Për skuadrën e Gjilanit ky derbi është si të gjithë derbit tjerë, nuk jemi nën presion të rezultatit pasi ne gjendemi në mesin e tabelës, por do të zhvillojmë ndeshje të fortë dhe kërkojmë fitore dhe të përfundojmë këtë edicion të garave me fitore”, thotë numri një i KF Gjilanit, Bekim Rexhepi.

Edhe pse rivalit të Gjilanit, Dritës i duhen pikët si asnjë herë më parë për Rexhepin kjo nuk ka rëndësi.”Ne do ti qasemi ndeshjes për të ngadhënjyer ndaj rivalit tonë, neve nuk na intereson se kujt i duhen pikët ne nuk jemi skuadër e manipulimeve dhe asnjë herë nuk kemi qenë e pazarllëqeve të skuadrave ky është një derbi i veçantë dhe ne nuk do të humbim prestigjin e rivalitetit në fushën e blertë”, ka bërë të ditur Rexhepi.

FIDANISHTJA

Skuadra e Dritës në këtë ndeshje kërkon pikët e mbijetesës pasi janë disa rezultate të mundshme në javën e fundit të Superligës së Kosovës.

“Neve si klub nuk na intereson se kush me kë luan dhe a i duhen kësaj skuadre apo tjetrës pikët e shpëtimit apo të barazhit, ne do të zhvillojmë ndeshjen pa kalkulime le të fiton më i miri, kjo është bukuria e futbollit dhe derbit Gjilanas,” shprehet Rexhepi.

Në të kundërtën skuadra e Gjilanit është duke u përgatitur maksimalisht për ballafaqimin e Derbit për të dielën.
“Ne do të japim gjithçka nga vetja do të paraqitemi me formacion standard, dëshiroj të jetë spektakël i futbollit si në derbit e mëparshëm por i porosis rivalët se skuadra e Gjilanit nuk ka pikë për t`ju dhënë, në qoftë se jeni më të mirë tregohuni gjatë 90 minutave dhe do t`ju shtrim dorën në mënyrë sportive”, thekson Rexhepi.

Peshë të madhe në javën e fundit kanë dy ballafaqime ajo e derbit në mes Drita-Gjilani dhe ndeshja me peshë të madhe në mes Drenica-Istogu të gjitha ndeshjet zhvillohen të dielën duke filluar në ora 15:00./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.