Bekim Isufi: Vështirë, por së bashku do ta këndellim Dritën

Gjilan – Trajneri i Dritës Bekim Isufi në temperatura Siberike ka mbledhur skuadrën e Dritës për përgatitjet e stinorit pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.
Edhe pse këto përgatitje po fillojnë me vonesë sipas Isufit do të kompensohen.
Skuadra e Dritës ishte shënjestër e shumë klubeve të Kosovës dhe Shqipërisë duke marrë futbollistët më cilësor.
Sipas zyrtarëve të klubit në mënyrë legjitime skuadrën e kanë braktisë Fillim Guraziu, Ismet Caka dhe Endrit Krasniqi të cilët kanë pasur kontrata për 6 muaj ndërsa Festim Krasniqi, Alban Shillova, Erdin Hashani e Ylber Ramadani konsiderohen ende futbollist të Dritës.
Në pikëpyetje ishte edhe qëndrimi i trajnerit Bekim Isufi i cili në momentet e fundit në marrëveshje me kryesin e Dritës ka arritë marrëveshje gjerë në përfundim të edicionit 2015-2016.
“E gjithë kjo anarki është bërë nga mos kujdesia e disa personave dhe intervenimi i vonshëm i kryesisë, por shpresoj se gjatë këtyre ditëve do të qartësohen shumë gjëra lidhur me fondin e futbollistëve. Ndërsa vazhdimi i kontratës edhe për 6 muaj nga ana ime ishte shumë decidive pasi nuk mundesha ta shohë klubin në atë gjendje kaotike duke e ditur se prapa kemi një armatë të madhe të tifozëve si dhe nuk mundesha t`ia kthej shpinën një klubi ku kam derdhur shumë djersë”, thotë trajneri Bekim Isufi.
Me fillimin e përgatitjeve për stinorin pranveror Isufi ka një porosi për të gjithë .
“Do të jem shumë rigoroz si me futbollist një ashtu do të kërkoj edhe nga kryesia që së bashku të mobilizohemi të japim më të mirën për klubin dhe të dalim nga kjo gjendje e papritur e klubit pasi do të jetë një stinor shumë i vështirë duke ditur potencialin e klubeve tjera dhe synimet e tyre”.
Trajneri Bekim Isufi është mjaft optimist pasi shpreson se skuadra e Dritës do të përforcohet me disa futbollist këto ditë. “Jemi në kontakt me disa futbollist cilësor shpresojmë se do të arrijmë marrëveshje, por gjithçka do të vendoset për pak ditë”.
Bekim Isufi shpreson se futbollistët e tij do të kenë mundësi të përgatiten në vende bregdetare. “E kemi në opcionë në fillim stërvitjet do t`i mbajmë në Gjilan e më pastaj sipas kushteve materiale të cilat i posedon klubi do të vendosemi në ndonjë vend bregdetarë”.
Isufi në fund ka edhe një porosi të veçantë për tifozët e Dritës “Intelektualët”. “Në çdo moment do të jemi me ju pa përkrahjen e juaj as ne nuk do të ndiheshim mirë. Ne gjithçka do të japim më të mirën për ngjyrat e klubit pasi që ju një gjë të tillë e meritoni, kërkoj nga ju së bashku të mobilizohemi dhe ta qojmë klubin në binarë dhe drejt sukseseve të reja”.
Gjerë me tani skuadra e Dritës është përforcuar për 6 muaj me mesfushorin Florim Berishën i cili ishte edhe më herët pjesë e Dritës./sylejman ismajli/ rajonipress/