Fundamenti

Bekim Isufi: Po vazhdojmë sipas planprogramit tonë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Skuadra e Dritës është njëra ndër skuadrat e cila nuk ka sjell asnjë përforcim gjatë afatit dimëror, por gjithçka me kohë ka filluar përgatitjet dhe i gjithë kontingjenti i Dritës me mjaft sukses po i përballon përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Bekim Isufi.

“Gjithçka gjerë më tani ka shkuar ashtu siç e kemi paramenduar në programin tonë, futbollistët me mjaft sukses janë duke u përgatitur për sfidat e reja që na presin dhe është një grup i futbollistëve që në stinorin pranveror do të japin gjithçka nga vetja për të mirën e klubit”, shprehet Isufi.

Trajneri i “bardhë e kaltërve” të Dritës, Isufi, ka bërë me dije se shumë shpejt se fazën e dytë do të jenë jashtë Kosovës.
“Brenda katër ditëve do të jemi sipas gjitha gjasave në përgatitje në Ohër, i cili vend për skuadrën tonë është mjaft i përshtatshëm ndërsa do të kemi rast të zhvillojmë edhe ndeshje kontrolluese”.

FIDANISHTJA

Duke e ditur se shumë skuadra gjatë afatit dimëror kanë përforcuar radhët e saja për trajnerin Isufi nuk është diçka spektakulare.
“Ne po vëzhgojmë kundërshtarët tanë me përforcime, është kohë që vështirë të gjesh futbollist cilësor por ne jemi në vëzhgim dy, tre futbollistëve cilësor që mendojmë se mund ti përshtaten stilit të lojës sonë dhe gjithçka do të bëhet e ditur brenda tri katër ditësh”.

Drita stinorin vjeshtor e përmbylli në pozitën e tretë me 32 pik të tubuara, “bardh e kaltërtit” kanë shënuar 7 fitore 9 barazime e 2 humbje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.