Fundamenti

Bekim Isufi: Në Ohër, Drita po shkon sipas planit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Skuadra e Dritës me mjaft sukses po zhvillon fazën e dytë të përgatitjeve në Ohër, ku përpos stërvitjeve të rëndomta “bardh e kaltërtit” kanë zhvilluar edhe dy ndeshje kontrolluese.

Trajneri i Dritës, Bekim Isufi është mjaft i kënaqur me rrjedhën e përgatitjeve të djelmoshave të tij.
“Përgatitjet po shkojnë sipas planit tonë të përgatitur nga dy herë në ditë, të gjithë futbollistët po ushtrojnë me intenzitet të lartë dhe jam i kënaqur me angazhimin e tyre në këtë fazë të përgatitjeve”.

Qyteti i Ohrit përpos që ka ofruar kushte optimale për punë, djelmoshat e trajnerit Bekim Isufi kanë zhvilluar edhe tri ndeshje kontrolluese.

Uji Dea

“Kemi zhvilluar tri ndeshje me skuadrën e Shkupit kemi luajtur 1-1, me skuadrën e Strugës kemi dal fitues 1-0, ndërsa me Vëllazrinë (K) kemi luajtur pa gola, në këto dy ndeshje të gjithë futbollistët kanë pasur rastin të luajnë, ndërsa rezultati ka qenë i dorës së dytë pasi kemi kërkuar më tepër se si ti ndërlidhim repartet tona në skuadër”, shprehet Isufi.

Drita pritet të kthehet në Gjilan të shtunën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.