RCCOLA

Bekim Isufi : Edhe pse vështirë, prapë kërkojmë fitore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Skuadra e Dritës pas startit të dobët e cila pësoi dy humbje së pari nga Gjilani e më pastaj nga Feronikeli. Por, futbollistët e Dritës shumë shpejt u këndellën në gjiron e tretë mposhtën Istogun ndërsa në fund javë me plot meritë arkëtuan një pikë nga fusha e “nxehtë” e Llapit nga Podujeva.

Bardh e kaltërtit e Dritës në javën e pestë do të jenë nikoqir të skuadrës nga Peja Besa e cila në këtë edicion është mjaft e përforcuar me futbollist cilësor.

UBT

Për trajnerin e Dritës kjo ndeshje është si çdo ndeshje e radhës. “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por kësaj radhe pikët duhet të mbesin në qytetin tonë. Besa ka një
skuadër shumë të fortë e respektojmë, por edhe ne kemi synimet tona që duhet realizuar”.

Në taborin e Dritës nuk do të ketë mungesa.”Ne gjerë më tani kemi tubuar 4 pikë për këtë sfidë të nesërme jemi të përgatitur të gjithë gjatë 90 minutave të japim më
të mirën drejt fitores së radhës, njëherit kërkojmë si gjithmonë që tifozët tanë ‘Intelektualët’ të na përkrahin në mënyrë sportive dhe të dëshmojmë se kemi kulturë të lartë sportive” ka përfunduar trajneri Dritës Bekim Isufi./rajonipress/