Mobi Casa

Bekim Çollaku: Jam i sigurt se këtë vit do të lëvizim pa viza

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ja bërë me dije se Komisioni Evropian ka konfirmuar se ajo çfarë është kërkuar nga Kosova për liberalizmin e vizave është përmbushur.

Ai ka treguar se ky lajm është konfirmuar në një mënyrë zyrtare e në vizitën e fundit që ka pasur së bashku me Kryeministrin, Isa Mustafa në Bruksel.

“Ishte tepër pozitiv konstatimi nga Komisioni Evropian se Kosova me sukses ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.

UBT

Kjo është hera e parë që Komisioni Evropian pranoi zyrtarisht se Kosova i ka përmbushur kriteret”, ka thënë Çollaku në një intervistë për ‘Epoka e re’.
Ai është shprehur i bindur se këtë vit qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza.

“Gjithmonë kanë gjënë se gjatë vitit 2016 qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza. Këtë e komfirmojnë përsëri dhe jam i sigurt se pikërisht kështu do të ndodh”, ka deklaruar Çollaku. /Indeksonline/