Mobi Casa

Bekim Brestovci Biznesmen i njohur dhe i suksesshëm humanist, dhe e ardhme për rinin, qytetarët dhe Kosovën

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Nga parathënia e librit autobiografik “Fati, guximi dhe suksesi“, të Bekim Brestovcit, i cili duke shfrytëzuar nivelin e dijes dhe nivelin ekonomik të shtetit gjerman, ngritët në nivelin e lartë të elitës ekonomike gjermane, me jo më pak se njëmbëdhjetë firma në pronësinë e vet, por që nuk mjaftohet me kaq, derisa kthehet në Kosovë, ku vazhdon kontributin e tij në zhvillimin e shtetit të ri, falë edhe përvojës së fituar me shumë mundim në Perëndim.

Në mars të vitit 2017, në Klubin Ekonomik në Düsseldorf, biznesmeni dhe filantropi Lazim Destani, kishte një mysafir të veçantë. Më saktë aty ishte parathënësi i lirisë së Kosovës, ambasadori William Walker, ku prania e tij ishte shfrytëzuar për ta faktorizuar mërgatën shqiptare, që me fuqinë e saj ekonomike dhe intelektuale të bëhej pjesë e vendimmarrjes politike dhe krah i zhvillimi ekonomik të Kosovës. Në mesin e të ftuarve në atë takim, ku më shumë vëreheshin afaristët më të suksesshëm shqiptarë në Gjermani, isha edhe unë. Derisa në byfenë e klubit po prisja fillimin e takimit, më afrohet me elagancë një burrë i urtë, i sjellshëm, i kulturuar tej mase dhe, më përshëndet duke m’u prezantuar: Bekim Brestovci!

E kisha hasur këtë emër në rrjetet sociale, por ky ishte takimi ynë i parë fizik, ndërsa ai më njihte nga larg, duke qenë edhe mik i afërt me disa pjesëtarë të familjes sime më të gjerë. Profili i tij, në shikim të parë, më shumë reflektonte formatin e një intelektuali se sa të një afaristi. Unë edhe ashtu, gjatë kohës së studimeve e më vonë, nga familja Brestovci kisha njohur disa pjesëtarë dhe ata, që të gjithë intelektualë. Pse të bënte përjashtim edhe Bekim Brestovci? Njohja nga ky rast bëri që takimet dhe mënyrat e tjera të komunikimit me Bekim Brestovcin t’i kemi më të shpeshta.

Ai përpos reflektimit intelektual, nuk ishte një biznesmen i thjeshtë, por një ndërmarrës me një mori firmash që operojnë në Gjermani, të krijuara brenda një periudhe relativisht të shkurtër. Dija dhe puna praktike, themelimi, organizimi e edhe suksesi i tij në ndërmarrësi, prapa emrit të të cilit qëndronin njëmbëdhjetë firma me mbi njëmijë të punësuar, Bekim Brestovcin , si thuhet me gjuhë figurative, e bënin një njeri-institucion. Sa më shumë që e njihja këtë njeri, aq më shumë zbuloja vlerat e tij në integrimin elit në shoqërinë gjermane, por edhe sukseset e shënuara në afarizëm në një konkurrencë të fortë, si është tregu i gjerman i punës.

RCCOLA

Por bisedat e frytshme dhe domethënëse rreth veprimtarisë së tij, që njëkohësisht transmetonin një histori të bujshme suksesi, vendosa të mos i kem vetëm për vete. Prandaj i propozova Bekim Brestovcit, që si njeri i suksesshëm, të bëjë një libër, ku pasqyrohet rruga jetësore dhe afariste e tij, që në një anë mbetet vulë e një kohe dhe veprimi, ndërsa në anën tjetër frymëzim për ata të rinj që duan t’i qasen seriozisht afarizmit. Ideja ime, atij i pëlqeu dhe i hyri punës, me gjithë angazhimet e shumta që kishte, duke sjellë një përvojë të bujshme me rrëfimet e tij, qoftë në planin privat qoftë në sferën e biznesit të zhvilluar në Gjermani.
Bekim Brestovci, në këtë libër, rrëfen ngritjet dhe rëniet e tij personale, familjare e shoqërore, kur në fundin e shekullit njëzet, kombi shqiptar përgjithësisht, ndërsa ajo pjesa e Kosovës veçanërisht u gjend para sfidave të rënda, ku një pjesë e madhe e popullatës, e gjendur nën pushtimin e agresionit serb, u detyrua të marrë rrugën e mërgimit, si formë të mundshme të mbijetesës. Në karvanin e gjatë të të mërguarve nga dhuna e pushtetit policor serb u gjend edhe Bekim Brestovci në një moshë shumë të re. Por kapacitetet e tij për studim dhe punë që iu kishin këputur në Kosovë, nuk e lënë të qetë as në vendin e ri të qëndrimit.

Duke parë se gjendet në një shtet perfekt të organizuar, në një shoqëri moderne të konsoliduar, ku puna vlerësohet dhe çmohet, ku individi i suksesshëm nderohet e ndihmohet nga të gjitha strukturat e shoqërisë dhe të shtetit, Bekim Brestovci i qaset seriozisht integrimit në shoqërinë gjermane. Me secilin hap që arrin ai nuk kënaqet por synon tutje. Edhe kur arrin një nivel elit të punësimit, ai kërkon me ngulm të arrijë edhe nivelin intelektual, kështu që nxiton paralelisht në dy binarë: në dije dhe në biznes.

Në këta dy binarë, duke shfrytëzuar nivelin e dijes dhe nivelin ekonomik të shtetit gjerman, Bekim Brestovci jo vetëm që arrin atë integrimin themelor, por ngritët në nivelin e lartë të elitës ekonomike gjermane, duke aplikuar dijen, komunikimin modern, zhvillimin e biznesit dhe zgjerimin e tij në jo më pak se njëmbëdhjetë firma në pronësinë e vet. Por ai përsëri është i pandalshëm. Nuk rrinë i thelluar dhe i kanalizuar vetëm në bizneset e veta. Organizimet e shqiptarëve në Gjermani, që nga format më të thjeshta deri te ato më të lartat që shfaqen si nevojë e kohës, nuk kalojnë pa praninë e tij. Inkuadrimi në Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, e fuqizon atë si person në fuqinë biznesore të shqiptarëve në Gjermani, të cilët për një kohë të shkurtër janë bërë pjesë e fuqishme edhe e ekonomisë gjermane.