Eko Higjiena

Bekim Balaj flet për atmosferën në kombëtare pas largimit të Xhakës dhe Abrashit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Bekim Balaj thotë se grupi i Kombëtares mbetet i bashkuar pavarësisht largimit të lojtarëve të veçantë.

Këtë deklaratë sulmuesi shkodran e bëri dje gjatë një dalje para mediave në prag të miqësores së të martës ndaj Bosnjës.

Sulmuesi i Terek Groznit thotë se shpreson të luajë në këtë ndeshje, sikurse kishte dëshirë edhe kundër Italisë, megjithatë pranon vendimet e trajnerit.

HW

Lojtari thotë se nuk e di arsyen e largimit të Taulant Xhakës dhe Amir Abrashit, por kjo nuk ka ndikuar në atmosferën e ekipit.

“Unë nuk e di arsyen e vërtetë pse Xhaka dhe Abrashi u larguan nga grumbullimi. Atmosfera në skuadër është e mirë, siç ka qenë gjithmonë. E kemi treguar përherë se kemi ecur mirë dhe kemi arritur rezultate falë grupit të mirë qe kemi krijuar gjatë këtyre viteve. Se një apo dy lojtarë mund të mos jenë pjesë e ekipit për arsyet e tyre, grupi vazhdon të jetë i fortë dhe të gjithë bashkë shohim përpara”, tha Balaj.

Ndryshe, Xhaka dhe Abrashi është raportuar se kanë prish marrëdhëniet me trajnerin Gianni de Biasin. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.