UBT

Bekim Bajrami jep sqarime profesionale rreth akuzave të pabaza rreth Planit Zhvillimor Komunal

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Përgjatë kësaj fushate akuzohemi rëndë pse e kemi përmbyllur Planin Zhvillimor Komunal me sukses sipas Ligjit të Planifikimit Hapësinor dhe kjo na jep më shumë arsye në vazhdim, por sikur nuk do ta bënim këtë vaj halli çfarë “lëvdata” do të merrnim. Në këtë rast kemi zgjedhur të kritikohemi ka thënë Bekim Bajrami drejtor i urbanizmit në Gjilan.

PZhK i Gjilanit ndonëse me vonesë i miratuar në kuvend, që ndikuan rrethanat pandemike gjatë procesit e nga dikush konsiderohet me nguti. Atëherë ata do të ishin shumë më mbrapa me plane dhe si gjithnjë kundër planifikimit apo pro punës pa plan. Këtu nuk do të kishte rend se në cilën seancë të kuvendit komunal do të aprovohej, kjo mund të ndodhte edhe me mbledhje të jashtëzakonshme për shkak të rëndësisë në Planifikim dhe atë në mënyrë solemne duke u hapur rrugë e vazhduar edhe proceseve tjera për hartimin e dokumenteve e në rastin konkret në Hartën Zonale e cila poashtu është e rëndësisë së veçantë dhe jo më pak edhe me Plane Rregulluese të Hollësishme . Të gjithëve do t’u takonte të krekoseshin me këtë punë pasiqë ky dokument e mbulon e gjithë territorin e komunës, ndërlidhjet ndërkomunale e ndërshtetërore me dy shtete fqinje.

Ne deri më tani kemi zbatuar PZhK 2006-2015+ dhe Planet Hapësinore relevante të cilat janë kryesisht të përpiluara nga legjislaturat e kaluara dhe pavarësisht nivelit të tyre e të metave që kanë patur, ne e respektuam planin pa ndonjë hezitim.

Në këtë kohë do të prisja akuza për vonesën e përfundimit të dokumentit PZhK – Gjilan 2021-2029 kundrejt asaj që po dëgjohet në mediume pa e ditur përmbajtjen e tij fare e nga disa të tjerë të cilët e kuptojnë shumë mirë përmbajtjen dhe rëndësinë e dokumentit por publikisht e thonë të kundërtën. Për më tepër do të ishim shumë më krenar nëse do të kishim dhe Hartën Zonale të përfunduar në këtë kohë. Megjithëse i tërë ky proces ka filluar në rrethana normale por nuk u krye në të njëjtat kushte.

Eco Higjiena

Ky dokument u punua nga të gjithë sektorët, ekspertët e në koordinim me autoritetin mbikëqyrës dhe Qytetarin. E kotë është nga disa profesionistë të cilët kanë qenë pjesë e kësaj pune dhe të shfaqen me puçe urbanistike e administrative, të thonë të kundërtën, të vënë në lajthitje menagjmentin në partitë e tyre. Në këtë rast këtyre profesionistëve u mungoi etika, ku gjithçka mund të arsyetohet por jo edhe dëshira për paga të paarsyetuara.

Ndërkaq ky ishte kapaciteti ynë dhe kualiteti i këtij dokumenti konform aftësive tona. Atyre që do të vijnë në vazhdim do t’u takonte të plotësojnë këtë strategji për të gjitha të metat që mund të ketë ky plan dhe atë në të mirë të zhvillimit të qytetit.

Në fund kërkojmë ndjesë që planifikuam se kjo ishte e vetmja rrugë për neve, ndërsa ata i patën 1001 (netë) mënyra për të penguar thuhet në reagimin e Bekim Bajramit./rajonipress/