Fundamenti

Bekim Azizi i PDK-së, mund t`ia prishë matematikën Sokol Halitit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Bekim Azizi kryetar i degës së PDK-së në Viti thotë se keqqeverisja në Viti ka arritur në kulmin ekstrem. E kemi një administratë të lodhtë, pa gjak e pa inercion, janë bërë gabime të shumtë në këtë qeverisje dhe është koha që në Viti të udhëheq PDK-ja shprehet Azizi.

Bekim Azizi është kryetar i degës së PDK-së në Viti dhe këshilltar komunal nga viti 2013. Punon në SHMP “Jonuz Zejnullahu” në Viti derisa përgatitja shkollore e tij është magjistër i shkencave të inxhinierisë mekanike në Prishtinë, dhe është aktiv në PDK që nga dita e themelimit.

Ndryshe, Bekim Azizi po shikohet si figura kryesore opozitare që në zgjedhjet e ardhshme të jetë edhe konkurrenti dhe rivali kryesor i PDK-së në Viti.

Azizi për rajonipress thotë se PDK ën Viti është e fortë dhe stabile. “Kemi një strukturë të mirë të degës dhe po punojmë vazhdimisht që ta fuqizojmë degën dhe tu japim hapësirë kuadrove të reja dhe të dëshmuara. Mendojë se jemi në rrugë të mbarë që PDK-ja në Viti të jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme” tha Azizi.

GRANDEMALL

Bekim Azizi i cili njihet edhe si person shumë korrektë dhe i përpiktë thotë se PDK-ja në Viti do të jetë arrë e fortë për Sokol Halitin. “ Në viti e kemi një administratë të lodhtë, pa gjak e pa inercion, janë bërë gabime të shumta në këtë qeverisje dhe është koha që në Viti të udhëheq PDK-ja” shprehet Azizi.

Azizi thotë se projektet në Viti punohen ose kryhen shkel e shko dhe pa ndonjë agjendë apo specifikim paraprak. “Qytetarët janë të zhgënjyer në qeverisjen e Sokol Halitit sepse me këtë pushtet nuk ka shanca të ketë ndonjë punësim nëse nuk është i grupit të LDK-së ose i klanit të tyre mafioz” tha Azizi.

Bekim Azizi konsideron se me PDK në pushtet Vitia do të përfitojë shumë në të gjitha aspektet. “Vitia duhet të ndryshojë, Vitia duhet të jetë me energji evropiane, me punë, disiplinë e kulturë evropiane” tha Azizi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.