FIDANISHTJA

Bejtush Gashi tregon pse u shkarkua nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka reaguar një ditë pas shkarkimit të tij nga posti i ministrit, duke sqaruar arsyet se pse më nuk është ministër.

Gashi, përmes një postimi në ka thënë se arsyeja e shkarkimit të tij nuk lidhet me përformacën e tij, por ka qenë kërkesë e krytarit të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Postimi i plotë i Gashit:

“Të nderuar qytetarë të Kosovë, kolegë, miq dhe dashamirës,

Siç jeni njoftuar nëpërmjet mediave, prej ditës së sotme unë nuk do t’a ushtroj më detyrën e Ministrit të Punëve të Brendëshme të Republikës së Kosovës.

Hidromorava

Sado e habitëshme që mund të duket po të mbajmë parasysh përvojën e vendeve demokratike të zhvilluar, arësyeja e zëvendësimin tim ka qenë një kërkesë e kryetarit të AKR-së për riformatizim të qeverisë dhe asnjë arësye tjetër që lidhet me performancën time gjatë ushtrimit të kësaj detyre.

Do të doja t’a shfrytëzoj këtë rast për të shprehur mirënjohjen time për bashkëpunimin e frytshëm me kolëgët ministra të kabinetit qeveritar dhe të gjithë punonjësit e Ministrisë me të cilët kam drejtuar gjatë këtyre gjashtë muajve.
Kjo periudhë e shërbimit tim në detyrën e ministrit ishte nderë e previlegj, si dhe burim i një përvoje të pasur dhe të çmuar për veprimtarinë time të mëtejshme.

Do të doja t’u dërgoj një falënderim publik edhe të gjitha medieve që e kanë përcjellë me korrektësi profesionale të gjithë veprimtarinë time gjatë këtyre muajve duke përfshirë edhe zëvendësimin tim prej detyrës së ministrit!” (sic), ka shkruar Gashi.

Sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Rrahim Pacolli, kishte thënë se shkarkimi erdhi për shkak të performacës së tij si ministër.

Në postin e ministrit të MPB-së është emëruar Ekrem Mustafa. Gashi ishte emëruar në prill të vitit 2018, pak ditë pasi ish-ministri Flamur Sefaj ishte shkarkuar për shkak të ekstradimit misterioz të gjashtë shtetasve turq drejt Turqisë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.