ARKATANA

BE’ja thërret Kosovën ta zbatojë marrëveshjen për drejtësinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka thënë se të gjitha hapat në integrimin e personelit gjyqësor të serbëve të Kosovës në sistemin gjyqësor të Kosovës kanë përfunduar.

Sipas saj, nesër pritet të hyjë në fuqi marrëveshja mbi drejtësinë, pasi për këtë është rënë dakord në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Të dyja palët kanë përmbushur detyrimet e tyre”, ka thënë Kocijançiq në një intervistë për ‘Tanjug’.

FIDANISHTJA

Komisioni Evropian thotë se informatat më të fundit në dispozicion të Brukselit flasin në favor të faktit se një marrëveshje gjyqësore në Kosovë do të zbatohet brenda afatit të miratuar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi, e kanë konfirmuar në takimin më 31 gusht në Bruksel se marrëveshja për gjyqësorin do të zbatohet plotësisht më 17 tetor 2017.

“Integrimi i tyre do të mundësojë administrimin e drejtësisë në tërë territorin e Kosovës, veçanërisht në Mitrovicë”, ka thënë shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini në gusht, pas një takimi jozyrtar me presidentët e Serbisë dhe Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.