Mobi Casa

BE’ja ndihmon Kosovën me 26.5 milionë euro për përballjen me pandeminë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bashkimi Evropian ka nënshkruar sot një kontratë me qeverinë e Kosovës në vlerë 26.5 milionë euro për t’a ndihmuar Kosovën në përballje me pandeminë COVID-19.

Pagesa e parë prej 20.5 milionësh pritet që përpara fundit të këtij viti, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE’së në Kosovë raporton Gazeta Express.

“Kjo mbështetje e re e BE-së do t’i sigurojë buxhetit të Kosovës fonde shumë të nevojshme për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës së COVID-19 mbi qytetarët dhe bizneset e Kosovës. Në veçanti, fondet e BE-së do të përdoren për t’u ndihmuar mikro-ndërmarrjeve dhe të vetë-punësuarve për të rritur likuiditetin e tyre financiar përmes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, për grante dhe subvencione për fermerët, si dhe për t’u ndihmuar komuniteteve jo-shumicë që janë goditur më rëndë nga pandemia. Fondet e BE-së do të mbështesin edhe bizneset e fokusuara në eksportimin e mallrave dhe shërbimeve”, thuhet në njoftim.

Udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, Tomas Szunyog, shprehu kënaqësinë për mundësinë që Kosova të ndihmohet sërish me ndihmë konkrete nga BE-ja.

Uji Dea

“Kosova dhe pjesa tjetër e Evropës janë në mes të pandemisë COVID-19. Më vjen mirë që përmes kësaj mbështetjeje, BE-ja do të jetë në gjendje t’u ndihmojë bizneseve dhe grave dhe burrave të cenueshëm për të përballuar vështirësitë financiare me të cilat përballen në këtë situatë të vështirë.”

Kontrata u nënshkrua nga Ambasadori Szunyog dhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pas një takimi ku Qeveria u zotua të hartojë kritere të qarta dhe masa të targetuara mirë për përdorimin e fondeve.

Si BE-ja ashtu edhe Qeveria theksuan rëndësinë e procedurave transparente të prokurimit publik për të fituar besimin e publikut. Në këtë drejtim, Qeveria u dakordua të zhvillojë ligjin e ri të prokurimit publik, duke ndjekur praktikat më të mira legjislative.

Qeveria gjithashtu u zotua të vëzhgojë Ligjin për Organizimin e Administratës Shtetërore gjatë dizajnimit të strukturave të reja të brendshme të ministrive, dhe të shikojë legjislacionin e ri për rekrutimin e administratës shtetërore, në mënyrë që të vendoset një administratë publike që funksionon më mirë dhe është e depolitizuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.