Eko Higjiena

Bëj ç`të duash me mua

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mbështete kokën mbi supin tim, si mbi atë gurë të blertë përballë Hijes Grihës, ty ku t`i nuk ke prekur ende
a unë nën rrënjë të tij kam nxënë imazhe
e dëgjoji ato tik – take zemre, se si tikëtojnë brendësisë sime të zjarrtë

Reka Ahit me krejt ujin e flladin që ruan në çdo kohë
nuk e ftohë
se janë Sytë Tu Stina Ime që e ndezin kohë e pa kohë
se janë dhe ato Buzë – brigje të buta të shkrifta
që zbusin atë gjuhë flake tek kapërthen trupin
Pastaj hapat Tu
ato duar si krahë fluturash që zgjaten kah unë
e ndalen lëndinave të djegura të trupit
Ditët e ikura i lidhin nëpër fije të arta buzëqeshjesh
tek më rilindin gjymtyrë për gjymtyrë
pas çdo ardhjeje
Mbi supin tim mbështete kokën
të ta ndijë pulsin e gjakut nëpër damarë
atë valëzim zemre
aromën e avulltë të zjarrmisë e tokës
Le të ndizem e përndizem sërish pastaj
aq më bën
Je
po si nuk je stina ime e ëndërrta ime
Bëj ç’ të duash me mua
eja
ik
e kurrë të vetëm mos më le

ARKATANA

Sabit Rrustemi

( 29 mars 2016 )

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.