FIDANISHTJA

“Bein Sport”, reportazh për Lorik Canën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lorik Cana, zemra e Shqipërisë. Ky është titulli i një reportazhi të Grupit mediatik Bein Sport, i shtrirë në shumë vende të botës, kushtuar Lorik Canës dhe ëndrrës së të gjithë shqiptarëve për të marrë pjesë në “Euro 2016″.

Kapiteni i kuqezinjve që në kraharor ka shqiponjën e Lazios, ndërsa në krah shqiponjën simbol të kombit të tij, thekson se përfaqësuesja shqiptare mbështetet nga një popull i tërë në rrugëtimin e gjatë e të vështirë për të prekur finalet e Euro 2016.

Lorik Cana thuhet më tej në këtë reportazh, nuk e ka harruar kurrë vendlindjen e tij, ku ka marrë edhe mësimet e para.
Ai është një shqiptar, i Kosovës.

Eco Higjiena

Kujtimet e fëmijërisë, të ruajtura me shumë kujdes nga gjyshi i tij, Ganiu, i ngjallin shumë nostalgji.
Më tej, Agim Cana, babai i Lorikut, tregon banesën dhe vendin ku djali i tij kaloi vitet e parë të jetës dhe ku shfaqi talentin për futbollin.

Në vitin 2002, Lorik Cana zhvilloi ndeshjen e parë me fanellën kuqezi përballë skuadrës së vendlindjes së tij, Kosovë, në stadiumin e Prishtinës. Loriku e kishte bërë zgjedhjen Shqipërinë, para një ftesë eventuale nga Franca.

Lorik Cana ka arritur shumë në karrierën e tij: Ka luajtur me Paris Saint Germmain dhe Marseille në Francë, me Sunderlandin në Premier League, me Galatasarayin në Turqi dhe me Lazion në Serinë A. Ëndrra që i ka mbetur është një: Të marrë pjesë me Shqipërinë në finalet e një turneu madhor, sikurse është Europiani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.