Fundamenti

“Bëhu me identitet” – promovoni Kosovën përmes “Kosova.email”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjilanasi Gazmend Jakupi ka krijuar një vebsajt atraktiv ku po promovon Kosovën përmes www.kosova.email. Jakupi thotë se ky vebsajt dhe kushtet e përdorimit janë gratis dhe është shumë i sigurt. Pse të përdorni hotmailin, yahoon apo gmail kur në vend të tyre mund të përdorni shtojcën Kosova.email.

Kompania “Net Media” nga Gjilani me pronar Gazmend Jakupin ka krijuar projektin (websajtin) e quajtur www.kosova.email.

Sipas Gazmend Jakupit www.kosova.email është projekti më i ri i Teknologjisë Informative i cili ofron të gjithë kosovarëve shfrytëzimin e email adresës unike në formë të emri.mbiemri@kosova.email, raporton rajonipress.

Jakupi thotë se tani s`ka pse të përdoren më hotmail, gmail, yahoo etj sepse tash e tutje çdo kush mund të krijon identitetin e vet të vërtetë me email adresë unike @kosova.email në formatin emri.mbiemri@kosova.email.

Mobi Casa

Po ashtu këto email adresa (hotmail etj) mund të bllokohen pa kurrfarë paralajmërimi kurse kosova.email është 100% në pronësi kosovare.

Jakupi thotë për rajonipress se shfrytëzimi i këtyre email adresave është gatis. Përkrahës i projektit momentalisht është kompania “Net Media” dhe kompania “ArtMotion” nga Prishtina ku qëndrojnë serverët tanë.

Jakupi tha se motoja e projektit “Bëhu me Identitet” ka për synim dhe qëllim fillimin e përdorimit të email’ave unike e jo hotmail, gmail, yahoo etj.

Jakupi tha se mënyra më e mirë për të promovuar Kosovën dhe për t`i dhënë imazh pozitiv shtetit tonë është përdorimi i këtyre email adresave. “Sidomos është i përshtatshëm për ambasadat e Kosovës. Projekti po gjen përkrahje nga shumë individ e organizata të huaja e vendore” tha Jakupi./rajonipress/

Mund të ju interesoj: