Eko Higjiena

“Bëhu me identitet” – promovoni Kosovën përmes “Kosova.email”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjilanasi Gazmend Jakupi ka krijuar një vebsajt atraktiv ku po promovon Kosovën përmes www.kosova.email. Jakupi thotë se ky vebsajt dhe kushtet e përdorimit janë gratis dhe është shumë i sigurt. Pse të përdorni hotmailin, yahoon apo gmail kur në vend të tyre mund të përdorni shtojcën Kosova.email.

Kompania “Net Media” nga Gjilani me pronar Gazmend Jakupin ka krijuar projektin (websajtin) e quajtur www.kosova.email.

Sipas Gazmend Jakupit www.kosova.email është projekti më i ri i Teknologjisë Informative i cili ofron të gjithë kosovarëve shfrytëzimin e email adresës unike në formë të [email protected], raporton rajonipress.

Jakupi thotë se tani s`ka pse të përdoren më hotmail, gmail, yahoo etj sepse tash e tutje çdo kush mund të krijon identitetin e vet të vërtetë me email adresë unike @kosova.email në formatin [email protected].

Eco Higjiena

Po ashtu këto email adresa (hotmail etj) mund të bllokohen pa kurrfarë paralajmërimi kurse kosova.email është 100% në pronësi kosovare.

Jakupi thotë për rajonipress se shfrytëzimi i këtyre email adresave është gatis. Përkrahës i projektit momentalisht është kompania “Net Media” dhe kompania “ArtMotion” nga Prishtina ku qëndrojnë serverët tanë.

Jakupi tha se motoja e projektit “Bëhu me Identitet” ka për synim dhe qëllim fillimin e përdorimit të email’ave unike e jo hotmail, gmail, yahoo etj.

Jakupi tha se mënyra më e mirë për të promovuar Kosovën dhe për t`i dhënë imazh pozitiv shtetit tonë është përdorimi i këtyre email adresave. “Sidomos është i përshtatshëm për ambasadat e Kosovës. Projekti po gjen përkrahje nga shumë individ e organizata të huaja e vendore” tha Jakupi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.