ARKATANA

Behramit do t’i pëlqente kthimi në Serie A

/ 1 minutë lexim
HW

Mesfushori i Watfordit, Valon Behrami, ka pranuar se do t’i pëlqente rikthimi në Serie A.

Në një intervistë për FirenzeViola.it, futbollisti shqiptar ka folur para duelit ndërmjet dy ish klubeve të tij, Fiorentina dhe Verona.

“Mendoj se Fiorentina po kalon një sezon të shkëlqyer dhe po e reflekton cilësinë e skuadrës, ndërsa Verona duket të ketë një sezon të mallkuar, shpesh duke humbur teksa i meritojnë të tria pikët”.

ARKATANA

“Kujtimet e mia te Verona janë fantastike. Hellas nisi karrierën time në Serie B dhe është një qytet mahnitës. Do të më pëlqente të kthehesha dhe të luaja atje”.

“Në Firence, raporti im me tifozët ishte unik, edhe pse kam një pendim të madh, nuk përfundoi ashtu si desha unë”.

“Do të jetë një garë e madhe deri në fund për vendin e tretë ndërmjet Fiorentinas dhe Romës, derisa për Scudetto është e qartë Juventus-Napoli”, ka thënë Behrami. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.