HW

Behrami vendos nëse do të luaj për Kosovën apo Zvicrën

/ 2 minuta lexim
HW

Valon Behrami e ka konfirmuar sërish se do të luaj për Zvicrën në kualifikimet për Kupën e Botës 2018. Një lajm i shkëlqyer për Zvicrën, pasi Valon Behrami akoma është në listën e lojtarëve që mund të luajë në kualifikimet për Kupën e Botës 2018.

Një lajm tjetër i gëzueshëm është se Behrami është bërë baba për herë të dytë shkruanblick.ch. Është dashur të bëhet baba në 10 korrik, finalen e KE 2016 sipas terminit megjithatë e dashura e Behramit, Elena Bonzanni, e lindi vajzën një javë më vonë në spitalin Clinica Sant’Anna në Lugano.

“Kam ardhur në Zvicër në moshën katër vjeçare,” thotë lojtari që në bagazhin e vetë ka 70 ndeshje me Zvicrën dhe pas humbjes së kobshme kundër Polonisë mendonte pensionimin.

“Kam kërkuar që në çdo moment të bëj krenar Zvicrën, në çdo sekondë që kam luajtur në fushë.” Pas kësaj, Behrami emocionohet dhe i fillojnë lotët. Pas pak fillon përsëri.

HW

“Çfarë më pëlqen më shumë është se njerëzit e kanë kuptuar kush jam unë. Dhe se ata kanë ndryshuar mendimin për mua.”

Në lidhje me aktivizimin e mundshëm për kualifikimet e KB 2018, ai shtoi se do konsultohet njëherë me familjen, megjithatë presidenti i Federatës së Futbollit Zviceran, Peter Gilliéron, shpreson që Behrami të mos i thotë “lamtumirë”.

“Behrami është lojtar kyç për Zvicrën. Ai jep gjithçka në fushë për kombëtaren,” tha shefi i FFZ. Megjithatë blick.ch beson se Behrami do jetë pjesë e kombëtares edhe më tej. Një shpresë reale që shqiptarët të jenë pjesë në Rusi 2018. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.