Behrami u kthehet stërvitjeve
Mesfushori Valon Behrami u është kthyer stërvitjeve me skuadrën e Napolit, shkruajnë të hënën mediumet italiane.
Behrami 28-vjeçar, ka qenë i lënduar në këmbën e majtë dhe nuk është aktivizuar prej muajit dhjetor të vitit të shkuar. Ai i ka munguar Napolit në gjashtë ndeshjet e fundit kampionale.
“Ai pritet që shumë shpejt të rikthehet në përbërjen e Napolit”, shkruan uebfaqja italiane “Football-Italia”.
Behrami këtë edicion ka regjistruar 20 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Napolit.


