Behrami transferohet në Angli
Valon Behrami ka vendosur që të largohet me Hamburgun, dhe e ardhmja e tij si duket është në Angli.Në fakt, për Behramin mund të jetë një rikthim në elitën e futbollit anglez, kur vite më parë aktivizohej me skuadrën londineze West Ham.
Futbollisti kosovar, duket se ka arritur marrëveshje personale me klubin e rikthyer në Ligën Premier, Watford.
Gjatë orëve të ardhshme, mitrovicasi pritet t’i kryer testet mjekësore në klubin e tij të ri para se të nënshkruajë kontratë.
Behrami iu bashkua Hamburgut vitin e kaluar nga Napoli për rreth gjashtë milionë euro, ndërsa tani Watfordit do t’i kushtoj tre milionë. /Telegrafi/


