ARKATANA

Behrami sqaron pse nuk e këndojnë himnin e Zvicrës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Valon Behrami ka thënë se është i lumtur që ka karakterin kosovar dhe kokën zvicerane. Ai thotë se shqiptarët e përfaqësueses nuk e këndojnë himnin zviceran dhe kjo nuk duhet të shihet si një gjë e madhe.

Anëtari i Përfaqësueses Zvicrës, Valon Behrami, thotë se po e shfrytëzon në maksimum përzierjen e kulturave që ka.

Behrami theksoi se është një gjë pozitive për të që luan për Zvicrën, përderisa është nga Kosova.

“Është një gjë pozitive. Unë kam karakter kosovar, por jam një zviceran në kokën time, në mënyrën e jetesës. Është një përzierje”, u shpreh Valoni për The Independent.

Eco Higjiena

Duke vijuar tutje, ky i fundit e pranoi se shqiptarët e Përfaqësueses së Zvicrës nuk e këndojnë himnin e këtij vendi, por sqaron se një gjë e tillë nuk duhet të shihet si diçka tragjike.

“Ne (Behrami, Shaqiri, Xhaka, Mehmedi e Xhemaili) kemi folur shumë për skuadrën kombëtare dhe të kënduarit e himnit, por kjo nuk ndikon në asgjë. Gjëja kryesore ëhtë që unë ta jap maksimumin aty në fushë”, përfundoi Behrami.

Shqiptarët e Zvicrës nuk e këndojnë himnin para ndeshjeve: Rasti i fundit, ndaj Ekuadorit e Francës në Botëror.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.