HW

Behrami, Shaqiri, Xhaka, Januzaj e yjet tjerë, nuk do të luajnë për Kosovën

/ 2 minuta lexim
HW

Yjet si Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Adnan Januzaj etj, nuk do të vijnë të luajnë për Kosovën.

Për këtë është i bindur futbollisti kosovar, Denis Markaj, i cili e ka dhënë një intervistë për “ticinonews.ch”, përcjell Zëri, ku e ka shprehur gëzimin e tij për pranimin e Kosovës në shtëpinë e futbollit evropian.

“Jam me të vërtet i lumtur. Kam lexuar për pranimin e Kosovës, njerëzit e prisnin gjatë këtë ditë. Tash, ata që do ta veshin fanellën e Kosovës, do të luajnë për diçka, jo vetëm për të luajtur”, deklaroi mbrojtësi i Aaraut, i huazuar tek Le Mont.

ARKATANA

Ai madje në tetor të vitit të kaluar i ka zhvilluar dy ndeshje miqësore me Përfaqësuesen e Kosovës, ndaj Guinesë Ekuatoriale dhe me Shqipërinë, raporton Zëri.

“Është e vërtet që ta jep një ndjenjë ndryshe vendi ku je lindur dhe ku prej nga e ke familjen. Mirëpo, nga ana tjetër, është përfaqësuesja për të cilën ke luajtur. Sipas meje, nuk do të dalë ndonjë lojtar që do ta ndërrojë Përfaqësuesen. Për lojtarët e rinj, është një çështje tjetër. Ndërsa, për ata që kanë luajtur për Përfaqësueset A të vendeve tjera, mendoj se do të jetë vështirë se do t’i lënë ato”, përfundoi Markaj. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.