Behrami prin në serie A

Romë – Mesfushori kosovar, Valon Behrami është lojtari që ka fituar më së shumti duele me kundërshtarët në Serie A, shkruan ueb faqja “Soccermagazine.it”. Në listën e publikuar të 10 lojtarëve më të mirë në këtë aspekt, Behrami është i pari.
Behrami 28-vjeçar, në 30 ndeshje të zhvilluara në Serie A ka fituar 115 duele. Një numër të tillë të dueleve e ka fituar edhe mesfushori i Udineses, Allan.
Pas Behramit dhe Allanit, renditen Matteo Darmian (Torino – 100 duele) Arturo Vidal (Juventus – 99 duele), Juraj Kucka (Genoa – 95 duele), Luca Antonelli (Genoa – 92 duele), Radja Nainggolan (Cagliari – 88 duele), Marco Parolo (Parma – 86 duele), Saphir Taider (Bologna – 85 duele) dhe Luca Rigoni (Chievo – 80 duele).