Fundamenti

Behrami përjashtohet nga stërvitja me Napolin

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Një ditë tejet tensionuese ishte sot në qendrën stërvitore te Napolit. Trajneri i kësaj skuadre, Rafael Benitez, ka përjashtuar nga stërvitja Jose Maria Callejonin dhe Valon Behramin.

E gjitha nisi në turin e parë të stërvitjeve, kur pas disa sjelljeve jo të hijshme, Benitez, përjashtoi nga stërvitja spanjollin Jose Maria Callejon.

RCCOLA

E fati i Callejon, në stërvitjet e pasditës e përcolli edhe mesfushorin me prejardhje nga Kosova, Valon Behrami.
Sipas mediave italiane, Behrami u përjashtua pas mungesës së përqendrimit në seancën stërvitore, i cili pastaj pati një zënkë me trajnerin spanjoll ndërsa në fund hodhi fanellën në fushë dhe u nis drejt zhveshtores.