UBT

Behrami përjashtohet nga Sioni, por klubi mundohet ta arsyetojë atë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Valon Behrami iu bashkua me shumë bujë skuadrës zvicerane Sion gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane u rikthye në elitën e futbollit zviceran pas një karriere të gjatë e të suksesshme në liga të forta si ajo e Serie A apo Liga Premier.

Edhe pse u prit jashtëzakonisht mirë te Sioni, tani gjërat nuk janë të qeta pasi lojtari është përjashtuar nga klubi.

E përditshmja zvicerane Blick ka shkruar se Behrami është përjashtuar ditën e premte nga ekipi i parë.

FIDANISHTJA

Por në një përgjigje për gazetën zviceran, klubi është munduar ta arsyetojë këtë vendim, duke thënë se Behrami nuk është grumbulluar për faktin se mund të lëndohet.

“Behrami nuk do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e ardhshme për shkak se mund të lëndohet, pasi luajmë në fushë me bar artificial. Për këtë arsye nuk ka luajtur as në ndeshjet e tjera”.

“Do të shohim se si do të shkojnë gjërat pas këtij takimi përpara se të kthehet në ekip. Përfundimisht, si ekip kemi nevojë për Valonin”, ishte përgjigjja e Sionit për mediat zvicerane.

Mbetet të shihet nëse Behrami do të luaj nga java e ardhshme për Sionin, apo do të vazhdoj suspendimi i tij. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.