FIDANISHTJA

Behrami nuk bëhet diplomat: Ja çka e pret Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Valon Behrami sfidon Shqipërinë. Mesfushori i Zvicrës nuk zgjedh diplomacinë, ai mendon për sfidën e parë të evropianit kundër kuqezinjve.

Në një konferencë të përbashkët me trajnerin Vladimir Petkovic, Behrami është shfaqur i qetë dhe në humor, ndoshta edhe për faktin se ai kuotohet titullar për 90 minutëshin e 11 qershorit.

HW

“Ndeshjet miqësore shërbejnë për të përgatitur sa më mirë sfidën e parë kundër Shqipërisë. Duhet të jemi gati psikologjikisht për sfidën ndaj Shqipërisë. Kemi shumë nevojë për të menaxhuar presionin dhe tashmë jemi në fundin e përgatitjeve pasi nuk ka më kohë për të ndryshuar rrënjësisht.”

Behrami është një nga lojtarët më të vjetër të gardës së shqiptarëve me Kombëtaren e Zvicrës. Ai numëron 63 ndeshje me fanellën e skuadrës helvete dhe dy gola të shënuar. Ndërkohë, në konferencën e shtypit, trajneri Petkovic nuk bëri asnjë koment për sfidën e parë të Euro 2016, duke preferuar të flasë për fazën përgatitore të Zvicrës. Ndoshta një vendim i zgjuar për të mos rritur presionin në radhët e lojtarëve me origjinë shqiptare që aktivizohen në skuadrën e tij./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.