UBT

Behrami lëvdon Oddon

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Udinese është duke luftuar për Europa League dhe kjo falë Massimo Oddos, që është lavdëruar nga shqiptari, Behrami.

Sipas shqiptarit, Valon Behrami, forma e mirë e Udineses në ndeshjet e fundit e sidomos në vitin 2018, është falë trajnerit Massimo Oddo, që ka rikthyer buzëqeshjen në skuadër.

Ish trajneri i Pescaras e zëvendësoi të shkarkuarin Del Neri në nëntor dhe që atëherë e ka transformuar krejtësisht skuadrën ku nga rreziku për të rënë në Serie B, është duke luftuar tani për Europa League.

Hidromorava

“Kishim nevojë që të rikthenim besimin, dhe t’i nisnim gjërat me buzëqeshje. Kjo e gjitha është falë trajnerit, entuziazmit të tij dhe intensitetit në stërvitje”, tha Behrami për Tuttosport.

Udinese ndeshjen e radhës në Serie A do ta luajë kundër Torinos të dielën.

Pas 23 xhirove, Udinese gjendet në pozitën e nëntë me 33 pikë, pesë pikë prapa zonës Europa League, ku gjendet Sampdoria me 38 pikë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.