UBT

Behrami: Ky është pasioni i Zvicrës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Valon Behrami u shpreh tejet i lumtur me fitoren e Zvicrës ndaj Ekuadorit, teksa lëvdatat për paraqitjen e tij ishin të pafund.

Mesfushori mitrovicas i Përfaqësueses së Zvicrës, Valon Behrami, ishte heroi i kësaj skuadre në fitoren 2:1 ndaj Ekuadorit.

Valoni rrëmbeu topin nga mbrojtja e tij për ta nisur një kundërsulm që solli goli e triumfit në minutën e dytë të kohës shtesë.

E, të gjithë lojtarët zviceranë shkuan për ta përqafuar Behramin, duke bërë një festë të ҫmendur me të. “Nuk mund të merrja frymë. Nëse ata do të qëndronin më gjatë, do të vdisja!”, u shpreh Behrami.

RCCOLA

“Ajo ishte e mahnitshme. Kjo tregon pasionin në skuadrën tonë”, shtoi tutje futbollisti kosovar.

E, ka edhe të atillë që golin e dytë ia kanë kushtuar pikërisht Behramit. Johan Djourou është një nga ta.

“Unë e kapa atë dhe i thash: ‘Ky është goli ytë”, u shpreh pas takimit mbrojtësi zviceran.