Behrami kthehet në Itali
Eksperienca e Valon Behramit në futbollin gjerman ka marrë fund pas vetëm një sezoni. Futbollisti kosovar ka vendosur të largohet nga Hamburgu, me të cilin pati një sezon negativ, shkruan Zëri.
“Hamburgu për mua ishte një eksperiencë negative”, kishte thënë 30-vjeçari. Sipas mediave gjermane, përfaqësuesi zviceran po mendon të largohet nga Bundesliga dhe ta kërkojë ekipin e ri, përcjell Zëri.
Sipas të gjitha gjasave, ish-futbollisti i Lazios, Fiorentinës dhe Napolit, është në kërkim të një klubi të ri në Itali, aty ku e kaloi pjesën më të madhe të karrierës. Behramin e përshkuan lëndimet dhe forma jo fort e mirë gjatë sezonit në futbollit gjerman. /Zëri/


