Eko Higjiena

Behrami: Kosovën e bart gjithmonë në zemër

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Porosia ime kryesore është: Kosovarët duhet të jenë krenarë se njëri prej tyre luan për Bajernin, për Gladbachun ose për Napolin.

Valon Behrami po përjeton një rilindje në futbollin e Zvicrës. Si 28 vjeçar, ai po pushton, madje më bindshëm se më parë, vendin në kombëtaren e Zvicrës dhe në zemrat e futbolldashësve. Pas disa ndeshjeve ku roli i tij për kombëtaren u dëshmua si i pazëvendësueshëm, Valoni është më i pranishëm edhe në mediet e këtushme.

Gazeta “Aargauer Zeitung” e të enjtes i ka kushtuar intervistës me të një faqe të tërë. Aty, nën titullin “Kam dëshirë të jem `vëlla i madh`” Behrami flet për pozicionin e tij në kombëtare, për atë se si ia ka ndryshuar lindja e fëmijës qëndrimin për jetën, për qasjen ndaj lojtarëve tjerë shqiptarë në kombëtaren zvicerane etj.

I pyetur se si komunikon me bashkëlojtarët e tij shqiptarë në kombëtare, Valoni thotë: “natyrisht, në gjuhën shqipe. Në cilëndo gjuhë tjetër do të ishte më e ndërlikuar…”. Duke bërë krahasimin me pozitën që ka pasur në fillim në mesin e lojtarëve zviceranë me gjendjen e sotme ai thotë: “Atëherë kam qenë lojtar i ri dhe i ekstrovertuar. Sigurisht pak edhe mendjemadh.

Por askush nga lojtarët më të vjetër nuk më është gjetur për të më këshilluar që ta ul kokën”. Tash një rast i ngjashëm ka ndodhur me Granit Xhakën. Kur ai me deklaratat e tij të pamatura rrezikoi vendin e vet në kombëtare, Valoni thotë se i ka folur atij “si vëlla i madh” që të “zbresë topin në tokë”.

FIDANISHTJA

Për vlerësimin meritor që sot po i bëhet në kombëtare ai meritat ia njeh trajnerit aktual, Hitzfeldit.

Lidhur me ndeshjen e pritshme me Shqipërinë, Behrami pranon se ajo që pret është delikate, por thotë se “nuk është korrekte për gazetarët që ta pyesin se a do të luante për kombëtaren e Kosovës. Së pari, nuk ekziston një kombëtare kosovare. Dhe, së dyti: a po e shpërfill unë Kosovën vetëm me faktin se po luaj për Zvicrën. Sigurisht që jo! Unë e bart prejardhjen time në zemër . Gjithmonë. Porosia ime kryesore në këtë drejtim është: Kosovarët duhet të jenë krenarë se njëri prej tyre luan për Bajernin, për Gladbachun ose për Napolin.

Duke cituar ambasadorin e Kosovës në Zvicër, Naim Malajn, sipas të cilit “futbollistët janë ambasadorët më të mirë për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Zvicrës” gazetari pyet se a është e vërtetë se në Kosovë ka gjithnjë më shumë fansa të ekipit nacional të Zvicrës.

“Kështu mendojnë shumë, por ka diçka që më pengon: ajo se në Kosovë ka njerëz që ne na quajnë tradhtarë. Por, në momentin kur Zvicra të kualifikohet për Kampionatin Botëror, po ata do të thonë: `Shikoni, lojtarët kosovarë në Kampionatin Botëror, super! Kjo gjë nuk shkon”./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.