Behrami kërkon rrogë të lartë te Fiorentina
Valon Behrami ka kërkesa të mëdha për një rikthim te Fiorentina.Mesfushori kosovar, Valon Behrami, i ka vënë kushte të vështira Fiorentinës për ta rikthyer në klub.
Mediat italiane sot kanë njoftuar se Viola është gati ta rikthej Valonin në një marrëveshje 2-vjecare.
Por, klubi nga Firence dhe Behrami janë ende duke negociuar për pagën e lojtarit, e cila është një kërkesë e lartë e mitrovicasit.
Interesim për Valonin ka treguar edhe një tjetër ish-skuadër e tij, Napoli. /Express/


