Uji Dea

Behrami i shtrenjtë për Interin

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Transferimi i mesfushorit shqiptar të Napolit, Valon Behramit në Inter po shkon drejt dështimit.

Sipas “Corriere dello Sport”, trajneri i ‘Nerazurëve’, Walter Mazzarri e dëshiron reprezentuesin shqiptar të Zvicrës, por për presidentin e Interit, Erick Thohir kartoni i lojtarit është shumë i shtrenjtë.

FIDANISHTJA

Napoli për Behramin kërkon 10 milionë euro, shifër kjo që duket e lartë për internistët, kështu që ky transferim duket se po shkon drejt dështimit, transmeton KP njoftimet.

Por, nga situata e krijuar mes Napolit dhe Interit për Behramin është futur në lojë klubi gjerman, Hamburg.
Klubi gjerman pas shitjes së yllit të tyre Hakan Calhanoglu në Leverkusen ka mbushur arkën me para, dhe thuhet se një pjesë të tyre është i gatshëm ta investojë për blerjen e mesfushorit shqiptar.