Behrami i ashpër me trajnerin e Zvicrës: Nuk dua të takoj më njerëz të tillë
Futbollisti kosovar me pasaportë zvicerane, Valon Behrami në një intervistë të gjatë për gazetën “Blick” të Zvicrës, i është kthyer te flasë edhe njëherë largimit të turpshëm nga Përfaqësuesja e Zvicrës, shkruan Zëri.info.
Ai për gjithë këtë fajtor e bën trajnerin serb Vladimir Petkoviç të cilin në një koment thotë se nuk dua ta takon më. Behramin ka shpjeguar se para se të largohet nga Përfaqësuesja ka folur vetëm 3 minuta me trajnerin dhe ai është treguar shumë i padrejtë.
”Kam folur vetëm 3 minuta, ndoshta 3 minuta e 20 sekonda. Ai me tha ‘Valon dua të bëjmë ndryshime gjenerate’. Dhe çfarë ndryshimi bëri, ishim vetëm unë dhe Blerimi që u larguam. A kështu ndryshohet gjenerata? Ai nuk me pyeti fare për mendimin tim, nuk më pyeti nëse jam gati për të vazhduar dhe çfarë mendoj për të ardhmen, sidomos pas Kupës së Botës ku kishim një performancë të mirë”, ka thënë Behrami i cili në pyetjen e gazetarit nëse është takuar më me trajnerin pas asaj situate është përgjigjur shkurt.
“Jo nuk jam takuar nuk dua të takohem me njerëz të tillë. Jetojmë në një qytet por nuk dua të takohem e as të largohem, nuk kam pse ndryshojë unë gjëra, ai duhet të ndryshoj”, ka thënë Behrami i cili aktualisht është pjesë e Sionit në Zvicër./Zëri.info


