Behrami është shëndosh e mirë
Valon Behrami në fundjavën që po vjen pritet ta zhvillojë ndeshjen e parë të këtij viti. Futbollisti kosovar tashmë është shëndosh dhe mirë, pas operimit të gjurit. Ai është i lumtur që po u kthehet fushave të blerta.
Në ndeshjen e ardhshme kundër Frankfurtit, unë do të jem i gatshëm për lojë”, ka deklaruar Behrami për tabloidin gjerman, Bild. Ai qe disa ditë po stërvitë me ekipin, e madje ishte i gatshëm për të luajtur në ndeshjen e kaluar, por nuk kishte rrezikuar, transmeton Zëri.
“Tani jam mirë. Kam mundur të luaj kundër Borussia Monchengladbachut, por nuk dëshirova të rrezikoj. Tani jam i gatshëm dhe dua ta ndihmojë maksimalisht ekipin tim, sepse na presin shumë sfida të vështira”, ka theksuar Behrami.


