Behrami: Erdha ta ndihmoj Hamburgun
Valon Behrami shpreson se stinori i ri te Hamburgu do të jetë më i mirë se ai kaluari.
Mesfushori kosovar, Valon Behrami, është gati ta jap maksimumin e tij për ta ndihmuar në stinorin e ri Hamburgun.
Valoni e di se kjo skuadër pati probleme në stinorin e kaluar, mirëpo shpreson se tani gjërat kanë ndryshuar.
“Ҫdo vit është ndryshe. Për mua, Hamburgu që nga dita e parë ka qenë një opsion shumë i mirë për mua. Dietmar Beiersdorf erdhi te unë në Milano. Ai më tregoi situtatën dhe problem dhe unë dua ta ndihmoj klubin”, ka thënë Valoni për mediat gjermane.