Eko Higjiena

Behrami dhe Shaqiri duan të ndihmojnë Kosovën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

“Unë kam biseduar me Behramin. Ai dhe të tjerët si Shaqiri duan të japin një dorë për kombin e tyre”, theksoi Rodolfo Vanoli

Pas largimit të Albert Bunjakit, Kosova është duke kërkuar një trajner. Dhe emri më i përfolur është italiani, Rodolfo Vanoli.

Ai në një intervistë për mediat italiane ka pranuar se mund të drejtojë Kosovën, madje ka theksuar se ka biseduar me Valon Behramin. Vanoli theksoi se lojtarë si Behrami dhe Shaqiri duan të ndihmojnë vendin e tyre.

“Kam pasur disa kontakte. Kam pranuar për t’u bërë trajner, por me disa kushte, pasi është një ekip i ri dhe që do të ndërtohet, duhet të ketë një bazë për punë. Ne italianët kemi filozofinë tonë të punës. Unë jam i gatshëm të sjell Kosovën në nivele të rëndësishme”, ka thënë trajneri italian për “TMW”, shkruan ‘tuttomercatoweb.com’.

UBT

Ai shtoi se ka folur me Behramin. “Unë kam biseduar me Behramin. Ai dhe të tjerët si Shaqiri duan të japin një dorë për kombin e tyre”, theksoi Rodolfo Vanoli, përcjell albinfo.ch.

Edhe drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë pranuar se italiani është një nga trajnerët e mundshëm të Kosovës.

http://www.albinfo.ch/behrami-dhe-shaqiri-duan-te-ndihmojne-kosoven/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.