Mobi Casa

Behrami dëshiron të shkruajë historinë me Zvicrën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Valon Behrami pret që Shqipëria të luajë njëjtë si luajti të premten mbrëma Irlanda.

Irlanda në miqësore me Zvicrën kaloi në epërsi në minutën e dytë dhe më pas u mbyll duke luajtur e koncentruar në mbrojtje, me sistemin 4-5-1. Irlanda fitoi 1:0, Zvicra nuk gjeti mënyrë për të thyer këtë përfaqësuese, përcjell sot Koha Ditore.

Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll po përgatitet për paraqitje në kampionatin evropian. Në Francë, Zvicra ndeshjen e parë e luan ndaj Shqipërisë, më 11 qershor, në kuadër të grupit A.

Hidromorava

“Goli i hershëm ua bëri më të lehtë punën irlandezëve. Ata më pas luajtën me sistemin 4-5-1 dhe për ne ishte e vështirë të gjenim hapësira. Kundër Shqipërisë, me gjasë do të jetë ndeshje e ngjashme, dhe për këtë arsye ne duhet të jemi të përgatitur në të ardhmen që të gjejmë zgjidhje kundër skuadrave të këtilla”, ka thënë Behrami të dielën në një intervistë për sajtin “20min.ch”.

Behrami ishte kapiten i Zvicrës, në mungesë të kapitenit të përhershëm dhe zëvendësit të tij. Për Zvicrën startuan edhe Granit Xhaka, Blerim Xhemaili e Admir Mehmedi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.