Eko Higjiena

Behluli: Të dëshpëruar me PVD-në, të gatshëm të radhiten në PD

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Po mbretëronë interesim i vazhdueshëm i anëtarëve të PVD-së për t’u radhitur në radhët e Partisë Demokratike, kështu i ka thënë BujanociNet, Nexhat Behluli funksionerë i këtij të fundit, njëherit koordinatorë i zyres për zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme pranë administratës komunale.

Siq ka potencuar Behluli, janë duke u zhvilluar bisedime intenzive me një numër të konsiderueshëm të anëtarëve të PVD-së, gjegjësisht me ata, të cilët nuk arrijnë ti shijojnë privilegjet e PVD-së dhe “Kajmakin” e këtij subjekti politik.

Uji Dea

Një numër i konsiderueshëm i militantëve të PVD-së të cilët në fillim kishin marrë premtime megalomane për projekte, para dhe sende të bukura, si duket tashmë janë shterrur dhe dëshpërimi ka arritur në maje të hundës. Behluli i ka thënë BujanociNet se, në tre muajt e ardhshëm do të ketë kalim masovik të anëtarësisë së PVD-s në PD, e gjith kjo, vie si pasojë e dëshpërimit dhe premtimeve tashmë boshe të udhëheqësve të PVD-së.

Burimet brenda PVD-së flasin se, një fat i tillë e pret PVD-në edhe në Preshevë, ku pritet të ketë transfer të një pjese të kryesisë dhe të nëndegëve. Një numër i vogël i anëtarëve të PVD-së në Bujanoc, do të kishin dashur që kështu të vazhdojë edhe për shumë vite, ngase ata kanë të ardhura të majme nga funksionet e tyre që gëzojnë. Pjesa e tyre që udhëheqin me KNSH-në, janë duke i shijuar të gjitha të mirat finansiare, paga të majme, privilegje të cilat i vendosin sipas dëshirës dhe kështu janë duke shpenzuar një buxhet disa milionsha në emër të popullatës shqiptare, kështu është shprehur Behluli, duke shtuar se, bisedat intenzive me anëtarët e PVD-së janë duke u zhvilluar me iniciativën e vet atyre që janë të pakënaqur, me subjektin e tyre./BujanociNet/