RP

Behgjet Pacolli reagon pas arrestimit të dy personave në rastin “Hirano”: Kërkon hetim të plotë nga Mitrovica deri në Vlorë

Behgjet Pacolli reagon pas arrestimit të dy personave në rastin “Hirano”: Kërkon hetim të plotë nga Mitrovica deri në Vlorë

Behgjet Pacolli ka reaguar pas arrestimit të dy personave të tjerë, të cilët, sipas tij, kanë punuar si vartës të Valon Llukës në kompaninë “Hirano”, pjesë e Grupit “Mabetex”. Në një reagim publik, Pacolli ka kërkuar hetim të plotë për të gjitha dyshimet për keqpërdorime, duke përfshirë edhe fondet e Bashkimit Evropian të dedikuara për zhvillimin e fabrikës “Hirano” në Mitrovicë.

Pacolli ka vlerësuar punën e organeve të drejtësisë në Kosovë, duke theksuar se zhvillimet e fundit e përforcojnë kërkesën e tij që të hetohet çdo dyshim për keqpërdorime, nga kompania “Hirano” dhe kompanitë e Grupit “Mabetex”, deri te Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës.

Në reagimin e tij, Pacolli kërkon që të shqyrtohet roli i Valon Llukës dhe bashkëpunëtorëve të tij, si dhe çdo kontratë, transaksion apo vendim që mund të jetë i dyshimtë. Ai thekson se nuk kërkon hakmarrje apo ndëshkime pa prova, por zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë për të gjithë.

UBT - Kosove

Pacolli ka paralajmëruar gjithashtu se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për mbrojtjen e interesave të tij dhe ka shprehur pritjen që edhe organet e drejtësisë në Shqipëri të veprojnë në përputhje me ligjin.

Reagimi i plotë i Behgjet Pacollit:
“Sot janë arrestuar edhe dy persona që kanë punuar si vartës të Valon Llukës, në kompaninë Hirano, pjesë e Grupit Mabetex, e administruar nga Valon Lluka. Valon Lluka këtu, sipas dokumentacionit në dispozicion të prokurorisë, nuk ka dëmtuar vetëm kompaninë Hirano në Mitrovicë, aksionarët e saj, por nëpërmjet mashtrimeve kanë vjedhur edhe fondet e Bashkimit Europian që ishin dedikuar për zhvillimin e kësaj fabrike.

Këto zhvillime e përforcojnë punën korrekte të organeve të drejtësisë së Kosovës dhe kërkesën tonë për hetimin e plotë të çdo dyshimi për keqpërdorimet aty ku ka operuar Valon Lluka, duke filluar nga Hirano dhe kompanitë e Grupit Mabetex e deri te Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës.

Emri i Valon Llukës shfaqet në gjitha çështje që kërkojnë sqarim. Kërkojmë që roli i tij dhe i bashkëpunëtorëve të tij, si dhe çdo kontratë, transaksion apo vendim i dyshimtë, të hetohen deri në fund. Çdo dëm duhet të dokumentohet dhe përgjegjësitë të përcaktohen nga drejtësia.

Kam kaluar dekada duke ndërtuar kompani dhe duke krijuar vende pune. U kam besuar njerëzve dhe u kam dhënë përgjegjësi, por askujt të drejtën ta keqpërdorë këtë besim.

Nuk kërkoj hakmarrje apo dënime pa prova. Kërkoj të vërtetën dhe drejtësi të barabartë për të gjithë. Do të përdorim çdo mjet ligjor për të mbrojtur interesat tona dhe nuk do të heqim dorë.

Nga Hirano deri në Vlorë, çdo dyshim i mbështetur në prova duhet të zbardhet dhe shpresojmë që edhe organet e drejtësisë në Shqipëri do të funksionojnë sipas ligjit!”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.