Fundamenti

Behgjet Pacolli publikon foto të kryeqytetit të Kazakistanit: Është fat i keq që nuk pata mundësi me ndërtu kështu Kosovën

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka postuar një fotografi të kryeqytetit të Kazakistanit, Nur Sultan.

Në rrjetin social Facebook, Pacollit ka thënë se për fat të keq, nuk pati mundësi të ndërtonte edhe Kosovën në këtë mënyrë për shkak të mungesës së forcës politike, përkundër që i njëjti ka qenë për shumë vite pjesë e koalicioneve qeverisëse në Kosovë.

Pacolli thotë se shqiptarët kanë qenë projektues dhe ndërtues kryesorë të këtij qyteti, njofton Telegrafi.

Uji Dea

“Përshëndetje sonte nga Nur Sulltani, kryeqyteti i projektuar dhe i ndërtuar kryesisht nga shqiptarët. Jam krenar që kemi lënë gjurmë të përjetshme edhe në këtë pjesë të botës. Është fat i keq që asnjëherë nuk pata mundësinë (Për mungesë të forcës politike) me ndërtuar kështu edhe Kosovën”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, më parë ky qytet është quajtur Astana por i është ndërruar emri së fundi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.