Behgjet Pacolli pret fitore në Kamenicë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, së bashku me kandidatin për Kryetar të Kamenicës, Fatmir Matoshi, kanë vizituar fshatin Karaçevë e Epërme dhe fshatin Roganë.

Pacolli ju ka thënë banorëve të Roganës se, me ardhjen e AKR-së në krye të Kamenicës, në këtë fshat do të hapet një shtëpi komunale ku do të ketë edhe të punësuar dhe se banorët e këtij fshati nuk do të kenë nevojë të shkojnë në Kamenicë për dokumente.

Ai po ashtu ka thënë se në fshatin Roganë do të hapet edhe një shkollë profesionale për të gjithë banorët që dëshirojnë të marrin zanat, që pastaj të punojnë.

Eco Higjiena

“Një kryetar i cili nuk i din brengat e qytetarve të tij, ai nuk meriton të jetë kryetar i Komunës “, ka thënë Pacolli.

Ndërsa, Matoshi ka thënë banorëve se do të hapen vende të reja të punës dhe se nuk do t’i zhgënjejë ata.