Fundamenti

Behgjet Pacolli për Enver Hasanin: O Zot kush e ka udhëhequr Gjykatën Kushtetuese

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, pasi ky i fundit ka thënë se njerëzit e Pacollit i kanë ofruar 1 milion euro për vendim në favor të tij në Kushtetuese. Pacolli ka paralajmëruar Hasanin se do ta denoncojë për, siç ka thënë ai, shpifje për t’ia dëmtuar personalitetin.

“E shikova emisionin e Adriatik Kelmendit dhe rastesishte e degjova tek permendet emri im. Enver Hasani, unë neser do te ju denoncoj për gënjeshtra dhe shpifje me qëllim të demtimit të personalitetit tim”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

“O Zot …. kush e ka udhehequr gjykaten Kushtetuese të Kosovës!!! Arsyen pse ju e bëni këtë do t’ia tregoni Gjykatës”, thuhet më tej në shkrimin e Pacollit.

Fundamenti

Hasani, në emisionin “Rubikon” në KTV ka thënë se përveç se ka marrë ofertë prej 1 milion eurove, ai edhe është kërcënuar nga njerëzit e afërt me Pacollin, i cili ishte rrëzuar nga posti i presidentit nga Gjykata Kushtetuese.

“Njerëzit e tij m’i kanë ofruar 1 milion euro, përveç kërcënimeve që kam marrë unë dhe familja ime në emër të tij. Në një ditëlindje ku isha i ftuar, në Prishtinë, më afrohet një person dhe më thotë, xhirollogarinë në bankë se kemi fol me një mik timin të përbashkët, nuk është me rëndësi emri, i thashë për çka, tha për me t’i bartë paret, ishte tri katër ditë para se me ndodh vendimi për rastin Pacolli”, ka thënë Hasani. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.