Eko Higjiena

Behgjet Pacolli: Nuk duhet ta harrojmë Amerikën

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka deklaruar se miratimi i ligjit për ndalimin e shtetasve të Kosovës që të marrin pjesë në luftërat e huaja ishte një detyrim i aleancës së Kosovës me perëndimin dhe SHBA-në.

“Ne e fituam lirinë dhe pavarësinë falë mbështetjes amerikane dhe perëndimore dhe kjo nuk mund të harrohet. Por krahas ligjit që ka karakter represiv, ne duhet të mendojmë si t’i kthejmë shpresën rinisë sonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Uji Dea

Miratimi i ligjit për ndalimin e shtetasve të Kosovës që të marrin pjesë në luftërat e huaja, ishte veç të tjerash, një detyrim i Aleancës së Kosovës me Perëndimin, me SHBA-të. Ne e fituam lirinë dhe pavarësinë falë mbështetjes amerikane dhe perëndimore dhe kjo nuk mund të harrohet. Por krahas ligjit që ka karakter represiv, ne duhet të mendojmë si t’i kthejmë shpresën rinisë sonë.

Të luftojmë për shkolla më të mira ku të rinjtë edukohen me ndjenjën e kombit.

Ky vizion i imi më motivoi që të investoj në shkollim dinjitoz të rinisë. Në fakt zgjodha projektin e Universitetit amerikan në Kosovë të cilin e ngrita me mjetet e mija dhe sot është një nga universitetet më dinjitoze në rajon. Ky universitet që disa vite jep frutet e veta. Ne duhet të angazhohemi për të krijuar punësim për bijtë tanë. Duhet të sigurojmë lëvizjen e lirë të kosovarëve jashtë kufijve