Fundamenti

Behgjet Pacolli: Nuk besoj që do të jem pjesë e qeverisë VV-LDK

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk beson që mund të jetë pjesë e Qeverisë së re, e cila mund të formohet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai ka folur të mërkurën në RTK.

“Unë me asnjë lider partiak nuk kam pasur raporte të këqija, po ashtu edhe me zotin Kurti kam respekt. Por sa I përket bashkëpunimit politik nuk jam I sigurt se do të ndodhë. Unë besoj që LDK dhe Vetëvendosje kanë mjaft numra e partnerë për të qeverisur. Ashtu si e shoh unë AKR-ja bashkë me NISMA-n do të mbesim në opozitë”, ka thënë Pacolli. “Nuk kam pasur ofertë dhe nuk pres të kem, por sidoqoftë jam aty”.

Pacolli ka thënë se verdikti i qytetarëve duhet të respektohet.

FIDANISHTJA

“Kam qenë pjesë e qeverisë dhe unë e shoh një ndëshkim nga qytetarët për qeverinë e kaluar. Jam pjesë e saj dhe ky ndëshkim më ka konsideruar edhe mua. Është e vështirë të them po do të jem pjesë e qeverisë. nëse qytetari ka vendosë ndryshe, duhet ta kuptojmë qytetarin dhe të jemi në opozitë dhe nga aty të kontribuojmë”, ka thënë Pacolli.

Ai e sheh të vështirë bashkëjetesën me partinë NISMA Socialdemokrate.

“Ideologikisht me NISMA-n jemi ndryshe, njëra e majtë e tjetra e djathtë, do të ishte e vështirë që të bashkëjetojnë bashkë”, ka thënë Pacolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.