ARKATANA

Behgjet Pacolli: Me koalicionin AKR-NISMA-PD, Kosova shënon rritje ekonomike 8%

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Në praninë e mijëra qytetarëve, koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë ka hapur fushatën elektorale për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit. Gjatë këtij tubimi, presidenti i subjektit AKR, Behgjet Pacolli iu drejtua të pranishmëve me një mesazh të fuqishëm që shpalos vizionin e koalicionit NISMA-AKR-PD.

Ai nder të tjerash tha se me qeverisjen NISMA-AKR-PD vendi do të ketë 8 % rritje ekonomike dhe 60 mijë vende të reja pune.

“Pas 6 Tetorit ne do të sigurojmë qeveri të ndershme dhe me prosperitet. Buxheti i Kosovës do të jetë zhvillimor dhe jo vetëm për shpenzim. Synojmë të kemi rritje ekonomike prej 8% dhe mbi 60 mijë vende të reja pune në sektorin privat, ” u shpreh Pacolli.

Ai me këtë mesazh drejtuar të pranishmëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konfirmoi se vendi ynë ka mbështetjen e SHBA-së dhe tha se synim i AKR-s është që Kosova të jetë anëtare e organizatave të mëdha botërore.

“Koalicioni ynë do të luaj rolin vendimtar në qeverinë e ardhshme. Qeveri kjo që do të ketë mirësi të përhershme me SHBA-të dhe Perëndimin. Ne do të synojmë që ta bëjmë Kosovën anëtare të NATO-s, OKB-së dhe organizatave të tjera vitale. Ne do ta ruajmë integritetin dhe sovranitetin e Kosovës dhe kjo do të arrihet duke pasur lidhje të qëndrueshme me SHBA-të dhe Perëndimin” tha presidenti Pacolli.

Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga ky koalicion, Fatmir Limaj, iu drejtua të pranishmëve duke thënë se motoja “Bashkë Për Shtetin” do të jetë motoja e fitores së këtyre zgjedhjeve sepse garanton zhvillim të qëndrueshëm dhe prosperitet.

“Ne sigurojmë se ky koalicion do të jetë zëri i popullit të Kosovës, zëri i të rinjëve dhe të rejave. Ne do ti përkrahim të gjitha shtresat e vendit. Ne do të sigurohemi që ky koalicion të jetë zëdhënës në qeverinë e Kosovës për punëtorët që të zbatohet ligji i punës” tha ndër të tjerash Lima.

Ai gjithashtu tha se Kosovën duhet ta qeverisin njerëzit me përvojë, intelektualë e kompetent dhe këta njerëz janë pjesë e koalicionit NISMA-AKR-PD.

Në anën tjetër, kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, me mesazhin drejtuar të pranishmëve tha se duke votuar për vlerat sublime të cilat i përmban ky koalicion, qytetari i Kosovës i ofron udhëheqje të denjë vendit të tij.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.