FIDANISHTJA

Behgjet Pacolli: Kurrë me Hashim Thaçin, kurrë me Isa Mustafën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ai ka thënë se që nga tani, AKR’ja konfirmon se pas zgjedhjeve të ardhshme nuk do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, për shkak eksperiencës së tij në të kaluarën me këtë parti.

Sonte në emisionin “Komiteti Qendror” – drejtuar nga Berat Buzhala, Leonard Kerquki dhe Shpend Limoni – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjinin, kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka folur për mundësinë e bashkëpunimit të AKR’së me partitë tjera, pas zgjedhjeve të ardhshme.
Ai ka thënë se që nga tani, AKR’ja konfirmon se pas zgjedhjeve të ardhshme nuk do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, për shkak eksperiencës së tij në të kaluarën me këtë parti.

Pacolli ka treguar se edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, përgjatë kohës që udhëhiqet nga Isa Mustafa, ka vijë të kuqe nga AKR’ja.

FITORJA

Ish-presidenti i Kosovës ka shtuar se LDK’ja, me njerëzit që ka në krye të saj, kurrë nuk do të mund të ketë bashkëpunim me të dhe partinë e tij, edhe pse, sipas Pacollit, LDK dhe AKR kanë platforma të ngjashme politike.

Kreu i AKR’së në “Komiteti Qendror” është shprehur i shqetësuar se pas zgjedhjeve të ardhshme kjo parti nuk mund të gjejë asnjë partner të denjë, me të cilin do të hyjë në koalicion qeverisës.

Sipas Pacollit, AKR’ja po punon për bashkëpunim me njerëz plotësisht të ri në skenën politike, dhe profesionistë në shumë lëmi. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.