RCCOLA

Behgjet Pacolli kërkon lirimin e Albin Kurtit: Drejtësia të merret me kriminelët e vërtetë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka kërkuar që të lirohet nga burgu deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Pacolli në një status në Facebook ka thënë se drejtësia duhet të përqendrohet më tepër në kriminelët e vërtetë, pasi siç thotë ai, Kurti nuk është kriminel.

Ky është postimi i plotë i Pacollit:

Uji Dea

Albin Kurti është i burgosur për diçka që ai e bëri plotësisht të hapur. Për diçka që ai bëri brenda parlamentit, dhe kjo ishte vetëm politike. Unë mendoj që drejtësia duhet të përqëndrohet me teper në kriminelët e vërtetë. Albini nuk është kriminel. Në vendet evropiane, ai sot do të ishte i lirë. Mos të harrojmë se ka grua dhe fëmijë!