UBT

Behgjet Pacolli gëzon Kosovën me një njohje për 10 vjetor të Pavarësisë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Barbadosi, shtet ishullor në lindje të Karaibeve, e ka njohur të enjten Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Lajmin e ka bërë të ditur, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm i vendit, Behgjet Pacolli.

Ai ka publikuar një letër që Ministria e Jashtme e Kosovës ka marrë nga Ministria e Jashtme e Barbadosit, ku konfirmohet njohja e Kosovës.

Mobi Casa

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Barbadosit i ofron komplimentet e saj Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe ka nderin t’i referohet kërkesës së mëparshme nga kjo e fundit për Qeverinë e Barbadosit për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, dhe për themelimin e marrëdhënieve ndërmjet Barbadosit dhe Kosovës”, thuhet në letrën e njohjes.

“Ministria ka nderin që të informojë se Kabineti i Barbadosit ka aprovuar njohjen zyrtare të Kosovës si shtet i pavarur, dhe për themelimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Rrjedhimisht, propozohet që zyrtarët përkatës të Barbadosit dhe të Kosovës në Nju-Jork, SHBA, të nënshkruajnë një komunikatë të përbashkët për themelimin e marrëdhënieve ndërmejt Barbadosit dhe Kosovës”, thekson letra nga Barbadosi. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.