Behgjet Pacolli ftohet në inaugurimin e Trumpit

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trump si president i SHBA-së. Aktualisht kryetari i AKR-së, Pacolli, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë ceremoni që do të mbahet në Uashington më 20 janar, njofton Klan Kosova.
Klan Kosova nga burime të saja të afërta me Pacollin ka arritur që të sigurojë një fotografi të ftesës.
Po ashtu më poshtë e gjeni edhe konfirmimin e tij se ai do të jetë prezent atje, për të treguar mbështetjen dhe falënderimin e popullit të Kosovës për Amerikën, dhe ato që ky vend ka bërë për pavarësinë e vendit, njofton Klan Kosova.